Policia e Kosovës ka nisur rrënimin e 11 shtëpive në zonën e pushimit në Liqenin e Ujmanit.

Lajmi për VOX Kosova e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e Ibër-Lepencit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazha e Shqiptarëve’, në Ujman, Zubin Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, tha Elshani për VOX-in.

Elashni bëri me dije se tanimë puna ka filluar edhe disa shtëpi janë duke u rrënuar.