Një aksion i gjerë po zhvillohet sot në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Operacioni është përqendruar në Çarshinë e Gjatë në Pejë.
Cak i kontrolleve kanë qenë disa argjendari.
Në terren kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me tre prokurorë të tjerë.
Në aksion janë përfshirë edhe njësia e Krimeve Ekonomike e Policia e Kosovës, inspektorë nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, zyrtarë të Dogana e Kosovës si dhe përfaqësues të Administrata Tatimore e Kosovës.
Sipas burimeve brenda Prokurorisë, kontrollet po kryhen nën dyshimet për shmangie tatimore dhe veprimtari të kundërligjshme në sektorin e tregtimit të arit dhe argjendit.
Burimet theksojnë se janë duke u verifikuar dokumentacioni financiar, origjina e mallrave si dhe përputhshmëria me legjislacionin fiskal dhe doganor.
Deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka informacione zyrtare për persona të arrestuar.
Aksioni, sipas burimeve, është në vazhdim.









