Një aksion është zhvilluar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku zyrtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke kryer bastisje në këtë objekt.
Aksioni dhe bastisjet janë konfirmuar edhe nga zëdhënsja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala e cila ndër të tjera tha se për detaje tjera do i njoftojnë mediat më vonë.
“Koha” ka publikuar edhe pamje ku është parë se gjatë këtij aksioni ka pasur edhe arrestime.









