Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut në mes të dy veturave në fshatin Astrazub të Malishevës të premten pasdite.
Lajmin e ka konfirmuar për VOX Kosova, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjakovës.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur një femër dhe një mashkull”, tha Elezaj.
Po ashtu, Elezaj ka treguar se dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor pasi kanë pësuar lëndime.