Dy aksidente të trafikut kanë ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku shtatë persona janë lënduar në njërin prej tyre.
Lajmin për VOX Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente: në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Ai bëri të ditur se me këto aksidente po merren njësitet e autostradës.









