Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në afërsi të pikës kufitare me Shqipërinë në Morinë, duke lënë të lënduar tetë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se njësitet e policisë kanë dalë në vendin e aksidentit.

“Në ora 8:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4km para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”,  ka thënë Krasniqi.