Një vinç në një vendpunishte në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është rrëzuar, ku për pasojë, siç VOX Kosovës ia konfirmoi Policia e Kosovës, dy persona kanë mbetur të lënduar.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, i tha VOX-it, Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

I përditësuar:

Pas lëndimeve të marra, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.