Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut në mes të një veture dhe një motoçiklete në Rahovec.

“Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore i cili ndihmën e parë mjekësore e ka marr në QKMF Rahovec, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Edhe drejtuesi i veturës potencohet se ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Siç njoftohet, ndaj tij prokurori ka lëshuar vendim për masën e ndalimit 48 orë. Ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.