Një person ka vdekur të shtunën si pasojë e një aksidenti të trafikut, i cili kishte ndodhur më 5 prill në Llugë të Podujevës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, më 11.06.2026 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit theksohet se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









