Akademiku Rexhep Qosja ka vdekur të enjten në moshën 89 vjeçare.

Lajmin është bërë i ditur nga nipi i tij Valjet Rexhepi, përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoi se Qosja është varrosur në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.

“Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, shkroi ai.

Rexhepi ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet dhe t’iu mundësohet që të mbajnë zi në qetësi.

Rexhep Qosja ka lindur në Vuthaj të Malit të Zi. Ai është autor i mbi tridhjetë librave. Qosja ishte përfaqësues në delegacionin e Kosovës gjatë konferencës së Rambujesë, si kryetar i partisë Lëvizja Demokratike për Bashkim (LDB).