Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se me propozimin e Grupit Parlamentar të LVV-së dhe me miratimin e Kuvendit, është zgjedhur anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Bahtiri ka thënë se përgjegjësitë shtetërore kërkojnë qëndrim, besnikëri ndaj Republikës dhe punë të palëkundur.

“Përgjegjësitë shtetërore nuk kërkojnë zhurmë. Kërkojnë qëndrim, besnikëri ndaj Republikës dhe punë të palëkundur”, ka shkruar Bahtiri.

“Na priftë e mbara në punë të mbara!”, ka përfunduar ai.