“Nuk e dimë për çka e keni fjalën; s’kemi koment”.

Kështu janë përgjigjur Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kur janë pyetur në lidhje me bisedat në grupin e WhatsApp-it që u publikuan nga mediumi Paparaci, ku dëshmohet se biznesmeni i afërt me Vetëvendosjen koordinonte procesin e rezervave shtetërore me zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe ish-Ministren e këtij dikasteri, Rozeta Rizvanolli.

“A e dini burimin e këtij.. se unë nuk e di për çka e keni fjalën”, tha Rizvanolli në emisionin Politiko që transmetohet në Kanal 10.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Vitia. “Kjo është punë e drejtësisë besoj. Sinqerisht nuk kam asnjë koment pa e ditur se… ju betohem që [nuk e di]. Nuk kam koment, sepse nuk e di çfarë ka ndodh”.

Duke tentuar që t’i shmangej përgjigjes për këtë temë, Rizvanolli theksoi se janë aty për të folur për diçka tjetër dhe jo për një temë që, sipas saj, nuk e dinë.

“Ne jemi këtu në prag të zgjedhjeve të dyta pas 5 muajve. Ne jemi këtu për të folur jo veç për çka ka ndodh, më shumë kisha dashur të flasim se çfarë do të ndodh, edhe çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë, ndërsa ju insistoni për diçka për të cilën ne të dy tham që, për të cilën jo vetëm që nuk ka të bëj me ne, por të cilën nuk as nuk e dimë se për çka e keni fjalën”, potencoi ajo.