Vështirësi edhe në të shkruar të një komunikate të thjeshtë del se ka Komuna e Mitrovicës së Jugut e udhëhequr nga Faton Peci.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, kjo komunë është lëshuar në përdorimin e ChatGPT-së për t’i formuluar disa fjali.

Intelegjencës artificiale, para publikimit, nga kjo komunë dikush ia dha komandën “ma bëj në stil më institucional”. Bashkë me përgjigje të ChatGPT-së, komunikata u publikua në rrjete sociale.

Disa minuta më vonë postimi i komunës u përmirësua, por gjurmët mbetën.