Papa Luani u ka kërkuar katolikëve dhe besimtarëve të feve tjera të respektojnë një ditë agjërimi dhe lutjesh për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe zonat e tjera të luftës nëpër botë – këtë të premte të 22 gushtit.
“Ndërsa toka jonë po vazhdon të lëndohet nga luftëra në Tokën e Shenjtë, në Ukrainë e në shumë vende tjera… I ftoj të gjithë besimtarët ta jetojnë ditën e 22 gushtit me agjërim dhe lutje”, ka thënë Papa gjatë audiencës së tij të përjavshme në Vatikan këtë të mërkurë.









