Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka pasur komunikime me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe se kjo e fundit duhet ta thërrasë pa vonesa seancën e ta votojë në lexim të dytë Ligjin për Specialen.
“Jo. Nuk kemi pasë komunikim. Kërkesa jonë është e qartë, me u thirrë seanca, Ligji me u votu në lexim të dytë. Nëse ka pasë çfarëdo vështirësie, pengese, çfarëdo dileme, pse ka kalu në lexim të parë?”.
“Këto janë çështje të ndara(Presidenti dhe Ligji). Kemi thanë që Ligji duhet të votohet në të dy lexime. Ligji s’është për PDK-në. UÇK ka ekzistu para PDK-së dhe partive të tjera”, shton.
Sipas Hamzës, pengesa kryesore për votimin e Ligjit është mungesa e vullnetit të Vetëvendosjes.
“Kryhet Ligji në lexim të parë, atëherë janë çështje që vijnë në radhë edhe çështja e Presidentit. Unë nuk besoj që vendi duhet me shku në zgjedhje. Ka pasë opsione, s’po të pëlqen me PDK-në, bëje me LDK-në. Po me LDK-në s’po më pëlqen, me PDK-në s’po më pëlqen. Me LDK-në kritere tjera, me PDK të tjera”, tha Hamza.









