Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit, ka thënë se këtë të hënë do të ketë seancë për Presidentin, një ditë para përfundimit të afatit kushtetues.

“Besoj që do të ketë seanca për Presidentin”, tha Haxhiu për gazetarë para hyrjes në seancën e Kuvendit.

E pyetur nëse seanca për Presidentin do të mbahet të hënën, ajo e pohoi. “Natyrisht që sot”, deklaroi Haxhiu.

Të shtunën, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi tre emra të kandidatëve për President nga opozita. Lidhja Demokratike e Kosovës e propozoi ish-Presidenten Vjosa Osmani.

I pyetur nëse e mbështet propozimin e Osmanit, Kryeministri Albin Kurti nuk foli të hënën. Nuk foli as vetë Osmani.

Për dallim nga LDK, PDK-ja e refuzoi ofertën e VV-së për të propozuar kandidatë, duke e konsideruar si manovër të Kurtit, derisa theksuan se për ta kjo çështje është e mbyllur.

Deputetët kanë afat për ta zgjedhur Presidentin deri më 28 prill (e martë). Nëse nuk e zgjedhin deri në këtë ditë, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.