Nga një aeroport kargo e fluturimesh me kosto të ulët, në një qendër të mundshme ushtarake dhe më pas në një projekt strategjik zhvillimor, Aeroporti i Gjakovës ka kaluar nëpër versione të shumta politike gjatë viteve të fundit nga pushteti i Albin Kurtit.
Në vitin 2021, kryeministri Albin Kurti e prezantoi Aeroportin e Gjakovës si një projekt që do të funksionalizohej në dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët.
Por dy vjet më vonë, narrativa ndryshoi.
Në vitin 2023, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se në Aeroportin e Gjakovës planifikohej ndërtimi i objekteve të ndryshme operative për Ushtrinë e Kosovës.
Ndërsa dje, gjatë prezantimit të planprogramit qeverisës në Gjakovë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e përmendi prap aeroportin duke thënë se synohet të funksionalizohet si “projekt strategjik zhvillimor për qytetin dhe potencial ekonomik, logjistik e i sigurisë”
Deri sa pistat të mbushen me avionë dhe jo me deklarata, historia e Aeroportit të Gjakovës do të vazhdojë të jetë histori.








