Aida Dërguti ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
“Sot e mirëprita në Partinë Demokratike të Kosovës, Aida Dërgutin, një aktiviste të dalluar dhe qytetare të përgjegjshme, para se të jetë politikane. Një zonjë që, për dekada me radhë, ka pasur vetëm një qëllim: t’i shërbejë Kosovës, në çfarëdo kapaciteti që i është besuar”, shkroi Hamza në Facebook.
Ai theksoi se për Aidën, “siç e dinë të gjithë, drejtësia është mbi të gjitha detyrë”.
“Dhe, në këtë mision, do të punojmë bashkë. Mirë se erdhe në PDK, Aida!”, shtoi Hamza.
Dërguti ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sa i përket angazhimit politik, ajo ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputete nga radhët e kësaj partie.









