Hematologu Adriatik Berisha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook të mërkurën.

“Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, shkroi Hamza në Facebook.

Bedri Hamza dhe Adriatik Berisha.

Berisha kishte marrë vëmendjen e opinionit publik kur kishte shoqëruar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës që ai kishte bërë te babai i tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 13 mars 2025, pasi që i ishte dhënë leja nga Gjykata Speciale.

Po ashtu, Berisha ka qenë edhe një nga mjekët që e ka trajtuar babain e Thaçit, Haxhiun, gjatë kohës sa ai ishte i shtrirë në QKUK.