11 Gjyqtarë dhe Prokurorë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mesin e tyre është edhe Nicollas Guillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqit. Disa nga këta emra të njohur të drejtësisë ndërkombëtare kanë treguar publikisht se si ka ndikuar në jetët e tyre futja në “Listë të Zezë” nga amerikanët.

Justiceinfo e ka trajtuar më gjerësisht këtë çështje.

Beti Hohler një Gjyqtare në Gjykatën Penale Ndërkombëtare po u drejtohet një grupi eurodeputetësh. Ata tundin kokën, përqendrohen në fjalët e saj, duken dukshëm të shqetësuar dhe përgatiten për thirrjet e tyre për veprim.

“Pasojat e sanksioneve ishin të menjëhershme” u thotë Hohler. Ajo është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, shteti më i fuqishëm në botë, përmes të cilit kalon shumica e transaksioneve financiare globale.

“Sanksionet kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një ndikim real në jetën time. Si persona të sanksionuar, ne dhe anëtarët e familjes sonë jemi të ndaluar të udhëtojmë në Shtetet e Bashkuara. Koleget e mi [në ICC] me pasuri në SHBA kanë parë që ato pasuri t’u ngrihen. Si person i sanksionuar, unë nuk kam më qasje në produkte dhe shërbime amerikane, madje as në Evropë. Apple ID-ja ime, iCloud, Amazon, Airbnb, PayPal dhe llogari të tjera janë bllokuar ose anuluar të gjitha. Këto anulime ndodhën brenda natës pa paralajmërim paraprak”, thotë ajo.

Hohler po fliste gjatë marsit si një nga katër gjyqtaret e para të sanksionuara nga SHBA 10 muaj më parë. Të tjerat janë Reine Alapini-Gansou nga Benini, Solomy Balungi Bossa nga Uganda dhe Luz del Carmen Ibáñez Carranza nga Peruja. Dy prej tyre kishin autorizuar hetimin e ICC për Afganistanin që përfshinte krime të dyshuara nga ushtarët amerikanë, dhe dy të tjera kishin miratuar urdhër-arrestet ndaj udhëheqësve izraelitë, Benjamin Netanyahu dhe Yoav Gallant në hetimin për Palestinën.

“Të gjitha kartat e mia të kreditit u anuluan menjëherë pasi u sanksionova,” shton ajo, çka do të thotë se është “nganjëherë e pamundur të bësh gjëra të përditshme si rezervimi, blerja e një bilete avioni, apo abonimi në një gazetë online”.

Përveç pesë zyrtarëve të GJPN-së të përmendur më sipër, gjyqtarët Kimberly Prost nga Kanadaja dhe Nicolas Guillou nga Franca, së bashku me zëvendësprokurorët Nazhat Shameem Khan nga Fixhi dhe Mame Mandiaye Niang nga Senegali, u shtuan në listë më 20 gusht. Më pas, më 18 dhjetor, edhe dy gjyqtarë të tjerë, Gocha Lordkipanidze nga Gjeorgjia dhe Erdenebalsuren Damdin nga Mongolia, u shënjestruan për votat e tyre që refuzonin një apel nga Izraeli në hetimin për krime lufte në Palestinë.

“Mënyra si janë vendosur sanksionet, pak nga pak, disa gjyqtarë këtu, disa atje, duket sikur po shtrëngohen gradualisht,” thotë Margaret Satterthwaite, Raportuese Speciale e OKB-së për pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Profesori Kai Ambos, gjithashtu Gjykatës në Speciale thotë se “fakti që një qeveri sanksionon një gjykatë, shpërfillja ndaj ligjit që kjo tregon, fatkeqësisht nuk është një temë e madhe në Gjermani apo në vende të tjera evropiane, sidomos duke pasur parasysh luftën me Iranin, Gazën dhe të gjitha këto konflikte të tjera”.

Adam Keith, drejtor i lartë për përgjegjshmëri në organizatën Human Rights First

“Ka shumë kriza që po ndodhin në të njëjtën kohë. Dhe qeveri të ndryshme janë në dhjetëra përplasje me administratën Trump. Nuk është e qartë çfarë do të prioritizojnë, çfarë sinjalesh do të dërgojnë”, shton Adam Keith, drejtor i lartë për përgjegjshmëri në organizatën Human Rights First

“Administrata amerikane ka bërë dallime mes hetimeve që i urrejmë dhe hetimeve që na pëlqejnë ose i tolerojmë. Çdo shtrëngim i mëtejshëm i sanksioneve i bën këto dallime më të vështira për t’u kuptuar”, shton.

Ndërkohë janë vetë gjyqtarët e GJPN-së, që kanë shpjeguar pasojat e sanksioneve të Trumpit. (Prokurorët e shënjestruar gjithashtu kanë bërë disa komente publike për këtë.) Në prapaskenë ata kanë lobuar rregullisht te ministritë e Jashtme dhe ambasadorët e tyre në Hagë.

Në vijën e parë publike ka qenë francezi Guillou, i cili foli për gazetën Le Monde në fund të vitit të kaluar.

Dy të tjerë, Prost dhe Ibáñez Carranza, kanë dhënë gjithashtu intervista për mediat botërore. Mandatet e tyre individuale 9-vjeçare përfundojnë vitin e ardhshëm. Në fund të këtij viti do të zgjidhen gjashtë gjyqtarë të rinj për t’i zëvendësuar, së bashku me dy gjyqtarët e tjerë të sanksionuar Alapini-Gansou dhe Bossa, Tomko Akane, |Presidentja aktuale e Gjykatës nga Japonia, dhe Rosario Aitala nga Italia.

Nga të gjithë individët e sanksionuar vetëm dy janë nga Bashkimi Evropian – Guillou dhe Hohler. Dhe pikërisht sepse Gjykata është e vendosur në një shtet të BE-së, Holandë, dhe ka mbështetje të gjerë nga shtetet e BE-së, komitetet juridike të Parlamentit Evropian mbajtën seancën ku foli Hohler. Ajo i drejtoi vërejtjet e saj shqetësimit se edhe pse këto janë sanksione amerikane, të bazuara në objektiva të politikës së jashtme të SHBA, ato godasin fort në Evropë kundër qytetarëve evropianë.

Hohler tha se ishte veçanërisht e shqetësuar nga “përputhshmëria e operatorëve financiarë evropianë” me sanksionet amerikane.

“Një bankë evropiane ku isha kliente për dekada, njoftoi se po e mbyllte llogarinë time një ditë pasi u sanksionova. Llogaria ime u mbyll brenda pak ditësh. Kam përjetuar ndërprerje në pagesat e faturave dhe transferimin e fondeve brenda Evropës. Edhe pse një transaksion mund të jetë mes dy bankave evropiane, në euro dhe pa asnjë lidhje me SHBA, ai prapë mund të refuzohet. Kjo sepse një bankë automatikisht refuzon pagesat drejt dhe nga një person i sanksionuar”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu raportoi efektet e sanksioneve te anëtarët e familjes – viza të anuluara për fëmijët, ndërprerje në arsim dhe mundësi punësimi.

“Të jetosh me sanksione amerikane do të thotë të jetosh në pasiguri të vazhdueshme. Një kartë bankare që funksionon sot mund të mos funksionojë nesër. Një kompani sigurimi që sot ta siguron shtëpinë mund ta ndërpresë kontratën nesër. Po zbulojmë pengesa të reja çdo javë”, shton Hohler.

James Goldston, drejtor ekzekutiv i organizatës Open Society Justice Initiative, konfirmon se sanksionet kanë “ndikim të madh në aftësinë e tyre për të bërë transaksione, sepse dollari luan rol të madh në bankë dhe transaksione financiare, kështu që ndikon vërtet në aftësinë e tyre për të punuar”.

“Shumë njerëz do ta quanin këtë zbatim të tepruar,” thotë Satterthwaite, “aktorë privatë, banka, shërbime online që kanë frikë se këtë herë administrata Trump është shumë serioze në zbatimin e këtyre sanksioneve dhe se ata mund të bëhen objektiv”.

Në Shtetet e Bashkuara ka pasur veprime të kufizuara për të zbutur efektet e sanksioneve.

Megjithëse iniciativa të veçanta kanë mundësuar që qytetarët amerikanë që punojnë në zyrën e prokurorit të GJPN-së ose si këshilltarë të posaçëm të marrin licenca që i përjashtojnë nga ndonjë veprim ligjor për ndërveprimin me persona të sanksionuar.

Por çfarë ndodh me individët jo-amerikanë të sanksionuar? Kai Ambos shqetësohet se sanksionet godasin ndryshe, varësisht nga fuqia e pasaportës së secilit gjyqtar apo prokuror.

“Ndërsa vende si Franca dhe Kanada mund të jenë në gjendje të mbrojnë gjyqtarët e tyre deri diku, vendet më pak të fuqishme mund të mos jenë në gjendje ta bëjnë këtë, dhe kjo krijon një

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare duhet të raportojë çdo gjashtë muaj në Këshillin e Sigurimit të OKB për progresin e hetimeve. Ndikimi i sanksioneve shihet edhe aty. Ndërsa Karim Khan foli në janar të vitit të kaluar për Darfurin, në maj 2025 për Libinë ai u paraqit në ekran. Që atëherë, zëvendësprokurorja Nazhat Shameen Khan ka marrë përsipër paraqitjet.

Ambos spekulon për efekte më të gjera.

“Pse Gjermania nuk paraqiti një kandidat për zgjedhjet e ardhshme të gjyqtarëve të GJPN-së?” pyet ai. Ai beson se sanksionet kanë një “efekt ftohës”, thotë ai.

Ai gjithashtu thekson hezitimin për të folur për rastet më sensitive.

“Pse nuk dëgjojmë më për Netanyahun, për Izraelin? Kush dëshiron të merret me këtë rast? Apo kundër Putinit? Ky është efekt ftohës”, shton.

Një nga strategjitë e propozuara është përdorimi i “statutit bllokues” të BE-së për të mbrojtur kompanitë.

Satterthwaite mendon se “ky nuk është moment për hezitim”. Goldston pajtohet: shtetet duhet të jenë më të guximshme.

Laucci sugjeroi madje edhe një procedurë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe pse e patestuar.

Keith është pesimist: “Askush nuk e di” çfarë do të funksiononte.

Ai thotë se mbështetja nga shtetet ka rëndësi, por mund të mos mjaftojë.

“Sa e mbrojtur, sa e vetmuar është gjykata? Kjo është një pyetje për shtetet anëtare”.