Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 6 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Dënimi ka të bëj me faktin se Ministrja në Detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka përdorur zyrën e saj në MASHT për fushatë, ndërkaq që kolegu i saj Hysen Durmishi, ka përdorur urën në Mitrovicë. Të dy në këtë rast, kanë përdorur asete dhe pasuri publike për fushatë.
DOKUMENT:

“Paneli, me rastin e vendosjes së gjobës si në dispozitiv të këtij vendimi, ka marrë parasysh të gjitha rrethanat si në vijim: natyrën e shkeljes, dhe ndikimit të mundshëm të saj procesin zgjedhor, shkallën dhe peshën e shkeljes, dhe se ky veprim i tyre përbën përsëritje të shkeljes së legjislacionit zgjedhor, pra ka bërë shkelje të tilla edhe në proceset e mëparshme zgjedhore. Kjo konsiston në faktin se subjekti politik LVV, ka qenë i njoftuar me obligimet dhe përgjegjësit gjatë procesit të fushatës zgjedhore. Prandaj zhvillimi i fushatës zgjedhore duke përdorur pasuritë publike, është në kundërshtim me dispozitën ligjore të nenit 36 paragrafi 1, 2, dhe 3 të LZP-së”, thotë PZAP në vendim.
Dënimi i Vetëvendosjes vjen pas ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partia aktuale në pushtet ka 15 ditë kohë që ta paguajë gjobën.









