Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka thënë se nëse do të ishte deputet i Kosovës do ta zhbënte Gjykatën Speciale.
I pyetur se si mund të bëhet kjo, ai tha se “u takon deputetëve të ulen dhe të votojnë”.
Këto komente ai i ka bërë pasi u mor vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nëse do të isha deputet i Kosovës do ta tërhiqja mbështetjen time për këtë Gjykatë nesër. Sepse ky ishte abuzim me procesin dhe abuzim me drejtësinë, sipas mendimit tim”, tha ai për gazetarë.
Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.









