“Abuzim i pushtetit” PDK do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së

PDK do ta ankimojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Abuzim i pushtetit” PDK do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Në konsultim me Avokatin Faton Fetahu dhe ekipin e juristëve të PDK-së, kemi konstatuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore që ky vendim i ZRRE-së të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, gjë që do ta bëjmë gjatë kësaj jave”, ka njoftuar Krasniqi në Facebook.

Kreu i PDK-së potencoi se do të kërkojnë masë të përkohshme, “në mënyrë që ky vendim i dëmshëm të mos zbatohet deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes”. “Ky nuk është vetëm një proces gjyqësor. Është një betejë për të mbrojtur bizneset tona, ekonominë e vendit, punëtorët tanë dhe familjet e tyre nga një abuzim i pashembullt i pushtetit…”, shtoi.

Më 12 gusht, shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale mori vendim që i dha të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë. Sipas vendimit të ZRRE-së, të gjitha bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Ky vendim i përfshin rreth 1300 biznese.

Të shtunën, Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, bëri me dije se ka nisur shkyçjet masive të bizneseve që nuk kanë dalë në tregun e lirë. KEDS po ashtu njoftoi se kanë nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin