Absurditet Special Prokuroria kërkon t’ia ndalojë Thaçit vizitat e vëllezërve

Prokuroria e Speciales po kërkon të izolojë ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nga tre vëllezërit e tij. Ajo ka dorëzuar në Gjykatë një kërkesë për kufizime shtesë në kushtet e paraburgimit në të cilën përfshihet një "listë e zezë" prej 14 personave, të cilëve synon t'ua ndalojë vizitat.

Absurditet Special Prokuroria kërkon t’ia ndalojë Thaçit vizitat e vëllezërve

Prokuroria e Speciales ka kërkuar që ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i ndalohen vizitat nga 14 persona të cilët organi i akuzës i ka futur në një “listë të zezë”.

Në mesin e tyre janë edhe tre vëllezërit e Thaçit si dhe ish-këshilltari i tij, Artan Behrami.

Këtë kërkesë, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e ka arsyetuar me kinse argumentin e “mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të viktimave” nga veprimet e të akuzuarit të cilat ajo i konsideron “ndërhyrje në drejtësi”.

Dokument:

Tentativa e organit të akuzës për t’ia kufizuar edhe më tej vizitat Hashim Thaçit ka ngritur alarmin tek mbrojtja.

Kjo e fundit thotë se nëse një gjë e tillë aprovohet, do të ishte “goditje fatale për mbështetjen morale që i ofrohet Thaçit nga familjarët e tij”.

“Ndalimi i kërkuar është veçanërisht i pajustifikuar në lidhje me [REDAKTUAR], të cilët janë vëllezërit e z. Thaçi. Ata i ofrojnë një mbështetje të paçmueshme morale z. Thaçi, i cili është mbajtur në paraburgim në një vend të huaj, larg të afërmve dhe miqve të tij, për katër vjet e gjysmë. Së fundmi, ai ka humbur të atin, dhe për nënën e tij është jashtëzakonisht e vështirë, në mos e pamundur, të udhëtojë drejt Hagës”, potencon mbrojtja në përgjigjen e saj.

Dokument:

Për kërkesën e Prokurorisë së shpejti pritet të marrë një vendim Trupi Gjykues.

Sidoqoftë, edhe në rrethanat aktuale ndaj Thaçit dhe të akuzuarve tjerë janë në fuqi një sërë masash kufizuese, të cilat përfshinë:

Miratim paraprak nga Regjistri për çdo vizitë jo të privilegjuar, pas konsultimit me Shefin e Qendrës së Paraburgimit (DMU).

Konsultim me Prokurorinë kur ka dyshime se vizitori mund të sillet në mënyrë të papajtueshme me rregullat.

Përjashtim i vizitorëve  të konsideruar të rrezikshëm për integritetin e procesit.

Ndalim i fshehjes së bisedave me pëshpëritje apo gjuhë të koduar.

Ndërprerje e menjëhershme e vizitës nëse shkelet ndonjë rregull.

Mbikëqyrje e vazhdueshme nga një person që flet shqip në çdo vizitë jo të privilegjuar dhe maksimum 5 vizita në muaj jo të privilegjuara (pa përfshirë ato konsullore/privat).

Regjistrim dhe shqyrtim javor i të gjitha vizitave jo të privilegjuara nga Regjistri me Prokurorinë për të identifikuar aktivitet të dyshimtë.

Raportim çdo dy muaj te Paneli për incidentet dhe mosrespektimet e rregullave.

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin