Absurdi Special Në Hagë u falsifikua historia e Kosovës

Gjykata Speciale po e falsifikon historinë e Kosovës. Po thirret në "mungesë kompetence" kur krerët e luftës për liri parashtrojnë kërkesa, gjersa po tregojnë "dorën e hekurt" kur bëhet fjalë për vendime në dëm të tyre.

Këto pamje shënojnë hyrjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, derisa paralelisht ushtria serbe largohet.

Është qershori i vitit 1999. Lufta, zyrtarisht, mori fund. 

Në botën e fakteve, konfirmuar edhe nga Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, por edhe nga vetë autoritetet serbe, konflikti i armatosur shënoi fundin më 20 qershor.

Por, përkundër kësaj të vërtete të pakontestueshme, Gjykata Speciale në Hagë këtë javë shokoi të gjithë duke vendosur që Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin t’i ngarkojë me krime lufte edhe për periudhën kur luftë – zyrtarisht – më nuk kishte.

Në kundërshtim të plotë të fakteve, Specialja i akuzon ata edhe për incidente të pas-qershorit 1999, duke u vënë në barrë akuza që mundësohen vetëm në rrethana lufte ose konflikti, siç janë krimet e luftës – të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes.

Ky skandal në aktakuzën e ngritur nga i kompromituari Jack Smith, e cila përfshin periudhën mars 1998 – shtator 1999, u hetua fillimisht nga avokati Ben Emmerson – i cili kërkoi intervenimin e menjëhershëm të Gjykatës.

Në shkresën e tij, Emmerson rendit faktet që konfirmojnë përfundimin zyrtar të konfliktit të armatosur në qershorin e vitit 1999.

Fakte edhe me vulë të Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, si në rastet e Presidentit serb Milan Milutinovic, ushtarakut serb Vlastimir Gjorgjevic, e të tjerë të gjykuar për rolin e tyre në luftën e Kosovës.

Paradoksalisht, Gjykata merr raste edhe nga shtatori i ‘99-së, periudhë të cilën edhe vetë hetuesi i parë Clint Williamson, nuk e njeh si konflikt të armatosur.

Sepse, siç thotë vetë raporti final i tij, “lufta përfundoi në Kosovë në qershor 1999”.

Speciales nuk i mjaftuan as argumentet tjera që i kishin paraprirë fundit të konfliktit të armatosur, siç është dorëzimi i Slobodan Milosevicit më 3 qershor 1999, nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor, e miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor.

Për ta përmirësuar këtë gabim që, pos tjerash, shtrembëron të vërtetën historike për luftën e fundit në Kosovë, ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së dorëzuan një mocion – me të cilin kërkuan largimin e akuzave për krime lufte për periudhën pas qershorit 1999.

Por, Paneli i Gjykatësve të Dhomave të Specializuara ka refuzuar mocionin me një shpjegim krejtësisht absurd, duke mos rrëzuar argumentet, por duke arsyetuar gabimin fillestar.

Dëgjojeni deklarimin e pabesueshëm të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritet sipas Rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose materiale që formojnë pjesë të aktakuzës, qoftë për arsye kohore apo të tjera”.

Pra, Gjykata po deklaron se nuk paska autoritet për të përmirësuar aktakuzën sipas fakteve.

Nuk përfundon këtu.

Gjykata kërkon që praktikisht të falsifikohet historia, vetëm për ta mirëmbajtur aktakuzën e vet fillestare.

“Nëse do të pranohej kërkesa e mbrojtjes, do të çonte në fragmentarizimin e çështjes”.

Krejtësisht e qartë. Ai  po thotë – bëjeni kurban të vërtetën, se ashtu po u përshtatet.

Këtu mund të kuptohet lehtësisht frustrimi që mund të ketë mbrojtja kur merr një përgjigje që nuk ia konteston asnjë argument, por megjithatë refuzon t’ia marrë parasysh.

Edhe këto buzëqeshje të Hashim Thaçit e Kadri Veselit mund të kuptohen si dëshmi e këtij absurdi special.

Ama, është vështirë të kuptohet pagjakësia e klasës politike në Kosovë, në raport me këtë padrejtësi historike.

Një Gjykatë që flet në emër të kosovarëve, drejtpërdrejt nga një sallë gjyqi që në Kosovë s’është, por kosovarë akuzon, vendosi t’i braktisë datat që përcaktojnë të vërtetën tonë, për ta mbajtur gënjeshtrën e vet.

LAJME

GURI PRESIDENTES Ministria e pranon se s’ia dhanë Presidentes gurin e çmuar që donte t’ia dhuronte Donald Trump-it

MENAXHIM I TMERRSHËM Pas raportimit nga VOX Kosova, ish-kryeinspektori i AKI-së kërkon shkarkimin e ministrit Sveçla

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

KAMPI I KANCERIT Specialët e Kosovës në kontejnerë të rrezikshëm mbi 20 vjeçar

E TMERRUAR DHE E NGRIRË Vjosa Osmani doli e dha një intervistë ku na tregoi se ajo është mashtruesja e vjetër në rolin e ri

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin