ABSURDI Ndërhynë në çmimet e artit, MKRS paralajmëron padi për Eliza Hoxhën

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas raportimit të VOX Kosova në lidhje me ndërhyrjen në procesin e ndarjes së çmimeve të fushës së Artit Pamor.

ABSURDI Ndërhynë në çmimet e artit, MKRS paralajmëron padi për Eliza Hoxhën

Hajrulla Çeku

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar në lidhje me procesin e ndarjes së çmimeve të fushës së Artit Pamor, pas raportimit të VOX Kosova se kabineti i ministrit Hajrulla Çeku intervenoi dhe u përzie duke ndryshuar fituesit e Çmimeve “për Vepër Jetësore” dhe “të Arriturat në Fushën e Artit Pamor” për vitin 2024, ku ishin shpallur fitues Hysni Krasniqi, respektivisht Eliza Hoxha, por u ndryshuan nga një juri e re e krijuar nga Çeku.

Në reagimin e MKRS-së, thuhet se do të paditet deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha – fituesja e çmimit nga juria e parë – e cila e shpërndau raportimin e VOX Kosova, derisa kanë treguar, sipas tyre, se si ka rrjedhur i gjithë procesi.

Reagimi i plotë i Ministrisë:

Me qëllim të sqarimit për publikun, pas raportimeve në media gjatë ditës së sotme për kinse ndërhyrjet politike në procesin e ndarjes së Çmimeve të Fushës së Artit Pamor, prezantojmë rrjedhën e ngjarjeve në mënyrë faktike dhe të saktë, të procedurës së ndarjes së çmimeve për vitin 2024.

Juria profesionale për ndarjen e çmimeve është emëruar me vendimin numër 68/2025 me datë 18.06.2025, me përbërje të Fatmir Krypës, Eshref Qahilit dhe Hazir Rekës. Në takimin e mbajtur nga juria për vlerësimin e nominimeve, anëtarëve të jurisë nuk u janë prezantuar të gjitha dosjet me nominimet që janë pranuar dhe protokoluar nga zyra e arkivës e MKRS deri me datën e fundit sipas shpalljes publike për pranim të nominimeve. Juria, me dokumentacionin të cilin e ka pasur në posedim, ka proceduar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e laureatëve.

Pas përfundimit të vlerësimit, është konstatuar se jurisë në fjalë nuk i është dorëzuar dokumentacioni i plotë për vlerësim. Për këtë arsye, me vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS, me numër rendor 98/2025 të datës 12.08.2025, është udhëzuar përsëritja e procedurës administrative për regjistrimin e saktë të nominimeve dhe procedimit të së njejtës për shqyrtim dhe vlerësim nga juria profesionale. Gjatë këtij procesi është konstatuar se mungojnë nominimet e institucionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës, të cilët kanë dorëzuar dhe protokoluar nominimet e tyra brenda afatit ligjor.

Me përfundim të këtij procesi, juria është ftuar në takim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm ku është njoftuar për mangësitë e dosjes me të cilën ata kanë bërë vlerësimin, prandaj iu është sugjeruar rivlerësimi i nominimeve me dokumentacion të plotë sepse rezultati paraprak i shqyrtimit, nuk reflektonte gjendjen e plotë faktike dhe kjo përbënte shkelje ligjore. Juria në fjalë ka refuzuar rivlerësimin e nominimeve duke e bllokuar procesin megjithëse u ishte dhënë sqarim se arsyet e përsëritjes së procedurës nuk ndërlidhen aspak me emra të përfituesve por me ligjshmërinë e procesit. Me qëllim të përfundimit të procesit të plotë administrative sipas legjislacionit në fuqi, Ministri Hajrulla Çeku ka emëruar jurinë e re vlerësuese me vendimin numër 112/2025 të datës 11.09.2025 me përbërje Rudina Xhaferi, Artan Hajrullahu, Afrim Hajrullahu.

Juria është mbledhur për të shqyrtuar dokumentacionin e plotë dhe ka përzgjedhur lauretatët sipas vlerësimeve të pavarura profesionale.

Sa i përket deklaratës publike të znj. Eliza Hoxha e cila deklaron se emri i artistes të cilën juria ka përzgjedhur t’ia ndajë Çmimin Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor është futur pas mbylljes së afatit dhe pas përfundimit të procesit të vlerësimit të parë duke shkelur procedurat administrative dhe ligjore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit paralajmëron padi për shpifje ndaj znj. Hoxha duke u bazuar në rregullsinë e procesit dhe dokumentacionit që posedon ministria, pra provave të qarta që tregojnë të kundërtën e pretendimeve të znj. Hoxha. Akuzat për ndërhyrjet e kabinetit në këtë proces dhe procese të tjera në MKRS të cilat gjithashtu i adreson znj. Hoxha, do të trajtohen me të njejtën padi.

MKRS sqaron se, as përbërjes së jurisë paraprake dhe as përbërjes së emëruar pas heqjes dorë nga procesi të të parës, nuk u është kërkuar nga askush prej menaxhmentit të lartë të MKRS që të përzgjedhin apo të mos përzgjedhin emra të caktuar dhe për këtë MKRS publikisht fton anëtarët e jurisë që të dëshmojnë në rast se ka ndodhur ndryshe nga kjo. MKRS sqaron poashtu se, emrat e laureatëve të çmimeve, nuk janë bërë ende publik dhe gjithçka cfarë është hedhur në publik si e deformuar, është rezultat i informacionit jozyrtar që shfrytëzohet përmes rrugëve joformale por që shfrytëzohet për të komentuar procese e procedura pa mbështetje mbi të vërtetën.

MKRS bën të ditur se, ndryshe nga sa ka ndodhur në mandatet e kaluara, individët e fushës së artit, kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit, rinisë, të drejtës së autorit etj, që janë të lidhur vet apo përmes lidhjeve familjare me parti politike, kanë përfituar mbështetje nga programet e MKRS dhe njëjtë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen sa herë që përmbushin kërkesat dhe kriteret ligjore dhe ato të politikave programore të MKRS –së.

LAJME

MINISTRE, KANDIDATE, E PANDEHUR Rozeta Hajdari shkon sot në gjykatë si e akuzuar për rastin e rezervave shtetërore

DENIGRUESI 22 OJQ i kërkojnë VV-së t’i ndalë sulmet ndaj gjyqtarëve dhe PZAP-së përmes Alban Krasniqit

PROTESTA E 13 DHJETORIT OVL-UÇK fton shqiptarët që të bashkohen në Shkup kundër Speciales

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

MASHTRIMI Ministria e Sveçlës nënshkruan kontratë mijëra euroshe me UBO-n, për të cilën Kurti kërkonte të hetohet

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos