Qeveria e Spanjës, që udhëhiqet nga një parti e majtë, pop planifikon ta kthejë abortin në të drejtë kushtetuese, ka njoftuar kryeministri Pedro Sanchez këtë të premte.
Nëse kalon, Spanja do të bëhet vendi i dytë që e kthen abortin në të drejtë kushtetuese pas Francës, që e bëri vitin e kaluar. Spanja ka hyrë në dekadën e katërt që aborti nuk është krim.
“Me këtë qeveri, nuk do të ketë kthim mbrapa në të drejta sociale”, ka shkruar Sanchez në një postim në platformën X.