A u lodhën ambasadorët? Nga “mos e dh*ni punën” te heshtja përballë krizave

Ndërkombëtarët më nuk po e marrin aq "big deal" krizën politike në Kosovë. Duket se ambasadorëve të huaj s'po u bën përshtypje më asnjë akrobacion politik i Albin Kurtit të cilin po duket se e kanë lënë të lirë të lundrojë në ujërat e krizave që ai i prodhon. Më nuk po përpiqen, ose edhe kur përpiqen, e bëjnë sipërfaqësisht dhe pa emocionin e dikurshëm.

A u lodhën ambasadorët? Nga “mos e dh*ni punën” te heshtja përballë krizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me liderët e partive më të mëdha politike në vend, Albulena Haxhiu dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson

Insistimi i Vetëvendosjes që Albulena Haxhiu të zgjedhet kryetare pati për rrjedhojë që dje për të 40-ën herë të dështojë konstituimi i Kuvendit.

Në rrethana normale, në një pushtet e kohë tjetër kjo do të përbente situatë të jashtëzakonshme për diplomatët e ambasadorët e vendeve të huaja në Kosovë.

Por nën normalitetin e jonormalitetit që e ka shkaktuar pushteti i Albin Kurtit, duket që as këto zhvillime nuk paraqesin më aq shumë lajm për ndërkombëtarët.

Në një reagim më 30 prill, kur deputetët ishin veç në tentativën e tetë për konstituim, Ambasada e Amerikës përgjegjësinë për bllokadën ia faturonte partisë së parë që fitoi votat për ta bërë qeverinë, Vetëvendosjes.

 “Varet nga populli i Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur.  Është përgjegjësi e lidershipit politik të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, thoshte SHBA në një deklaratë.

Më 12 maj, pas një takimi që kryeministri në detyrë, Albin Kurti pati me ambasadorë të QUINT-it, ai i Britanisë, Jonathan Hargreaves kërkoi që institucionet të formohen në afat sa më të shpejtë.

“…e inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj”, tha Hargreaves.

Në një vijë të mendimit ishte edhe ambasada gjermane që tha se Kosova ka nevojë për qeveri që është e aftë të marrë vendime, duke kërkuar në këtë formë përgjegjësi për situatën e bllokadës së krijuar.

Në këtë këtë takim, ambasadori gjerman Jorn Rohde nuk shkonte vet, por dërgoi zëvendësin e tij.

E edhe shefi i zyrës së BE-së Aivo Orav i cili po ashtu ishte në takim, i jepte mesazh të qartë Kurtit dhe partisë së tij.

“Nga status quoja aktuale nuk përfiton askush” shtonte Orav.

Jo si dikur.

“Mos e dh*ni punën” – ishte shprehja ikonike e ish-ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson në fund të vitit 2014 kur vendi ishte futur në një krizë të thellë politike.

PDK-ja në zgjedhjet e 8 qershorit të atij viti kishte dalë parti e parë, por që një bllok i krijuar nga LDK, AAK e Nisma në bashkëpunim me VV-në tentonte të formonte qeverinë nën parimin e betimin se asnjëra nga to s’do zhvillonte konsultime me subjektin fitues, Partinë Demokratike të Kosovës.

Si rezultat Kosova kishte mbetur pa Kuvend e Qeveri funksionale për muaj të tërë, derisa blloku ishte prishur dhe PDK e LDK kishin lidhur marrëveshje koalicioni.

Por ambasadorët nuk interesohen, nuk përfshihen si dikur.

Zhvillimet politike dhe bllokadat që për arsye kanë insistimet në poste për emra të përveçëm, duket se i kanë lodhur ata.

Thuajse për çdo zhvillim politik apo ngërç në të kaluarën ata involvoheshin edhe fizikisht përmes takimeve e përmes presionit politik të vazhdueshëm.

Ndërkombëtarët merrnin pjesë e ndërmjetësonin edhe në takimet për koalicion që nuk prodhonin rezultat mes VV-së e LDK-së në janar të 2020-ës

Njëjtë vepronin, madje në baza ditore edhe kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj, qeveria e të cilit kishte vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Diplomatët e huaj do të ndërhynin fuqishëm edhe në 2017-ën kur OVL e UÇK-së tentonte përmes deputetëve shfuqizimin e Speciales.

Atëbotë, stacion kryesor ata do ta kishin Kuvendin dhe Presidencën, në krye të së cilës ishte Hashim Thaçi.

Veç e veç por edhe bashkë, ata në raste të shpeshta e thuajse të përditshme i rrinin në zyrë edhe kryeministrit Kurti kur Kosova përballej me trazira në veri apo vendime që ky merrte pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

Sot situata është ndryshe.

SHBA as nuk ka as ambasador të plotfuqishëm në Kosovë derisa funksionon me ushtrues detyre që tashmë tetë muaj.

Përfshirja e tyre në dramat politike është më e rrallë, nga distanca dhe shumë më sipërfaqësore.

LAJME

VOX E GJEN ROZETA HAJDARIN Ministrja refuzon të tregojë pse s’po i përgjigjet drejtësisë

S’SHKOI NË SEANCË Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë nga Gjykata

ZGJEDHJET Partitë s’kanë të drejtë tubimesh elektorale në Gjermani

FAKT YOU

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

MASHTRIMI Ministria e Sveçlës nënshkruan kontratë mijëra euroshe me UBO-n, për të cilën Kurti kërkonte të hetohet

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos