À la Goebbels Neo-nazistët po shpërndajnë buletin të ekstremit të djathtë në burgjet amerikane

Publikimi duket të jetë i pranueshëm nga figura udhëheqëse mes ekstremit të djathtë.

À la Goebbels Neo-nazistët po shpërndajnë buletin të ekstremit të djathtë në burgjet amerikane

Kopertina e gazetës White Prison Newsletter

Një gazetë e re e ekstremit të djathtë, White Prison Newsletter (shqip: Buletini i Burgut të Bardhë), së fundmi ka filluar të fitojë tërheqje në rrethe ektremiste. Publikimi i tij së pari u lajmërua në The American Futurist, një site akselerationist i themeluar nga ish anëtarë të Atomwaffen Division – një organizatë neo-naziste tanimë jofunksionale e lidhur me një numër vrasjesh dhe planesh për sulme terroriste.

Siç lexuesit më të mprehtë kanë arritur të kuptojnë deri tani, ky buletin përpiqet të arrijë tek të burgosurit e ekstremit të djathtë në qelitë e tyre, në formë digjitale apo të printuar.

Në WPN (shkurtesa e buletinit), neo-nzaistët e deklaruar apo thjesht të burgosurit kuriozë me fashizmin do të gjejnë të gjitha llojet e karakteristikave, përfshirë një listë me rekomandime për lexim, opinione të shkruara nga të burgosurit (shpesh me pseudonime) e edhe një fjalëkryq.

Sipas kanalit të WPN në aplikacionin Telegram, një nga kontribut dhënësit kryesor është themeluesi i Atomwaffen Division, Brandon Russell, i cili ishte i përfshirë në rrjete digjitale propaganduese me shumë influencë në Terrorgram Collective. Russell aktualisht është duke kryer një dënim prej 20 vjetësh burg për komplot të planifikuar për shpërthimin e rrjetit të energjisë në Baltimore më të dashurën e tij, Sarah Beth Clendaniel, e cila po kryen 18 vjet burg.

Brandon Russell me të dashurën e tij Sarah Beth Clendaniel

Kuptueshëm, Russell ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij prapa grilave dhe ai ka një histori në përdorimin e kohës së lirë për shtyrjen para të agjendës së tij. Më 2018, pasi u burgos për akuza për eksplozivë federalë, ai xhiroi një video në të cilën falënderonte shokët për “besnikërinë dhe trimërinë e pashuar”, ndërsa lëshoi kërcënime ndaj atyre që e tradhtuan Atomwaffen Division.

Ndërsa dy seritë e para të ËPN mbulojnë tema të ndryshme, e treta fokusohet fuqishëm në akselerationizmit të ekstremit të djathtë. Një ideologji antisemitike që promovon besimin se shoqëria moderne është pariparueshëm e thyer dhe e kontrolluar nga figura të liga që i detyrojnë njerëzit e bardhë të “përziejnë racën”, akselerationizmi lufton për shembjen e asaj shoqërie nëpërmjet sulmeve terroriste. Mbi gjysma e serisë së tretë i kushtohet një eseje që, edhe pse me gjuhë abstrakte për tu shmangur thirrjeve direkte për dhunë, tenton të shpjegojë dhe promovojë ideologjinë e akselerationizmit.

Publikimi duket të jetë i pranueshëm nga figura udhëheqëse mes ekstremit të djathtë. Një postim në Telegram së fundi shfaqte një screenshot të një mesazhi të supremacistit Robert Bowers, i cili aktualisht është i dënuar me vdekje për vrasjen e 11 adhuruesve në sinagogën e Pitsburgut në tetor të vitit 2018. Në përgjigjem ai komenton kualitetin e gazetës. Duket se WPN e ftoi atë të kontribuojë, duke qenë se në komentet e tij thotë se ai “nuk është edhe aq shkrimtar”.

Komenti i Robert Bowers për gazetën ekstremiste

LAJME

E QUAN GËNJESHTARE Grenell: Osmani thotë gjithçka për të mbijetuar politikisht

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

STATUSI TRAZUES Prokuroria interviston Halil Gecin për kërcënimin ndaj Osmanit

FAKT YOU

KATALOGU I SHARJEVE DHE SULMEVE Vetëvendosje tash kërkon shpëtim tek Gjykata Kushtetuese

DEKADA E HUMBUR Kosova është në krizë politike që më shumë se 10 vjet, me kryeprotagonistin Albin Kurti

PERANDORIA E TENDERËVE Njeriu i afërt me VV-në fitoi 174 tenderë, mbi 89 milionë euro për 5 vjet nga institucionet publike shëndetësore

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin