Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ajrore brenda shtetit të Venezuelës, sipas një burimi amerikan, pas muajsh kërcënimesh nga presidenti amerikan, Donald Trump kundrejt atij të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se sulme të tjera kanë ndodhur edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira, duke e shtyrë Maduron kështu të deklarojë gjendje emergjente dhe të mobilizojë forcat mbrojtëse.
Tymi i zi, avionët që hidhnin predha dhe shpërthimet e forta qenë prezentë për rreth 90 minuta gjatë orës dy të kohës lokale, bazuar në pamjet publikuar në rrjete sociale si dhe në disa burime të agjencisë së lajmeve Reuters.
Qytetarët e Venezuelës janë shprehur të frikësuar dhe të shtangur ndërsa po gjironin video nga pamjet e sulmeve.









