Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka lëshuar më shumë se 300 dronë dhe 8 raketa, që shënjestruan ndërtesa rezidenciale në kryeqytetin ukrainas.
Zelensky shkroi në Telegram: “Bota edhe një herë e pa përgjigjen ndaj vullnetit tonë për paqe nëpërmjet bashkëpunimit me Amerikën dhe Evropën. Rrjedhimisht, paqe pa fuqi është e pamundur.”
Sulmet kanë lënë 12 të vdekur e mbi 50 të lënduar. Ndër ta, edhe një fëmijë gjashtë vjeç bashkë me nënën e tij. Kryetari i Kievit Vitali Klitschko ka thënë se 9 fëmijë janë lënduar – numri më i madh i fëmijëve të lënduar në një natë të vetme në qytet që kur Rusia ka nisur luftën tre vite më parë.