Një tërmet me magnitudë prej 8.8 shkallësh ka goditur në afërsi të qytetit të Petropavlovsk-Kamchatsky në lindje të Rusisë. Tërmeti i fuqishëm ka prodhuar valë cunami prej 3-5 metra në rrethinë dhe ka ngritur urdhëra për evakuim në zona si Hawaii e të tjera përgjatë Paqësorit.
Alarme janë lëshuar nga shtete si Japonia, Hawaii, bregu perendimor i SHBA-ve e vende të tjera të Paqësorit.
Akademia ruse ka njoftuar se ky tërmet përbën më të madhin të regjistruar që prej vitit 1952. Tërmeti ka shkaktuar dëme në ndërtesa të regjionit rus e ka lënë mjaft të lënduar.









