Izet Mexhiti i VLEN-it, është duke kryesuar bindshëm në garën për Kryetar të Çairit. Ai deri më tani, kur janë numëruar 82.33 për qind të votave, ka siguruar 51.38% apo 12 mijë e 984 vota.
Pas tij, renditet Bujar Osmani i AKI-së me 39,36 për qind apo 9 mijë e 946 vota.
Në bazë të këtyre rezultateve, Mexhiti po siguron fitoren pa balotazh.










