Pas numërimit të 71,54 për qind të votave, Mendi Qyra, Kandidat i Pavarur i mbështetur nga Koalicioni VLEN është duke prirë në garën për Kryetar të Strugës. Ai ka siguruar deri më tani 38.16 për qind apo 7 mijë e 111 vota.

Në vend të dytë është Arsim Dalipi i AKI-së – koalicion i udhëhequr nga Ali Ahmeti – me 35.99 për qind apo 6 mijë e 706.