Importi i produkteve serbe në Kosovë ka shënuar një rritje prej dyqind mijë eurosh për katër-mujorin e këtij viti, krahasuar me atë të vitit 2025.

Për muajt janar-prill 2026 vlera e mallrave të importuara nga Serbia kapë vlerën e 70,948,966.47 eurove, sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, shkruan VOX Kosova.

Ndërkaq, në muajt janar-prill 2025, vlera e mallrave me të njëjtin vend origjine kapte shifrën e 70,771,108.46 eurove, gjithmonë sipas të dhënave të Doganës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ishte në opozitë ndiqte një narrativë kundër importit të lartë të produkteve serbe në Kosovë. Madje, gjatë vitit 2016, aktivistët e organizatës së tij politike, Vetëvendosje, rrotullonin mauna me mallra serbe që futeshin në Kosovë.