Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026 në seancën e së hënës.
Buxheti, që është 4 miliardë euro, është votuar nga 66 deputetë. 32 ishin kundër dhe 5 abstenuan. Pro tij, votuan deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të komuniteteve jo shumicë jo serb që janë pjesë e koalicionit qeverisës.
Të premten, më 20 shkurt, në orën 11:00, do të mbahet seanca për shqyrtim në pikë të dytë.
Ky buxhet u kundërshtua nga partitë opozitare. Ata, ndër të tjera, thanë se i njëjti nuk i përmban premtimet që Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë.









