Kombet e Bashkuara thonë se 6000 kamionë me ndihma janë në pritje për të hyrë në Gaza ndërsa thotë se “kriza e urisë në Gaza nuk ka qenë kurrë kaq e tmerrshme”.

Një doktor në Gaza thotë se palestinezët “nuk janë afër një famine, por po jetojnë në një të tillë”, përderisa një punonjës i ndihmave i ka treguar BBC “uria është në çdo vend”.

Izraeli thotë se 150 kamionë ushqimi janë mbledhur nga OKB dhe agjenci të tjera Brenda Gazës, duke shtuar se edhe 800 të tjerë po presin për t’u mbledhur.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se edhe dy persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqimi në 24 orët e fundit, duke e quar numrin e vdekjeve të tilla në 113 prej fillimit të luftës më 7 Tetor 2023.

Ndryshe, media ndërkombëtare paralajmërojnë se edhe gazetarë të tyre në Gaza janë në rrezik të vdesin nga uria: “Ata tani po përballen me rrethanat e njejta me njërëzit që po i mbulojnë”.