Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka refuzuar të komentojë deklaratat e kryetarit aktual të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duke thënë se nuk e ka përcjellë intervistën e tij.

Në një deklaratë për RTV21, Mustafa ka folur edhe për deputetët e LDK-së, duke thënë se nuk i njeh të gjithë, por se ka pasur rast të punojë me deputetët që janë shprehur kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Ai ka veçuar deputeten Janina Ymeri, për të cilën tha se, nga ajo që ka përcjellë, po tregohet shumë profesionale në fushën e saj dhe parimore në qëndrime politike.

“Nuk mund të përgjigjem për deklarimin e Abdixhikut. Nuk e kam përcjellë. Sa i përket deputetëve të LDK-së, nuk i njoh të gjithë. Por më ka rënë të punoj me deputetët e LDK-së që u shprehën kundër marrëveshjes me VV-në. Jo me deputeten Janina Ymeri, e cila, për sa po e përcjell, po tregohet shumë profesionale në fushën e saj dhe parimore në qëndrime politike. Me të tjerët nuk është se jemi pajtuar çdoherë. Janë njerëz që kanë bindjet dhe pikëpamjet e tyre. Të ditur, të arsimuar, nga mjedise që kanë dhënë shumë për Kosovën. Në mesin e tyre: akademikë, profesorë universitarë, kryeministër, drejtues, zëvendëskryeministër, nënkryetar i Kuvendit, ministra, kryetarë të komisioneve parlamentare… Janë që s’i bë rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnik LDK-së. Vetëm kështu i njoh unë!”, tha Mustafa për RTV21.

Mustafa theksoi se, ndonëse me disa prej tyre nuk është pajtuar gjithmonë, i njeh si njerëz që kanë qëndruar besnikë ndaj LDK-së dhe bindjeve të tyre.