Spitalet e Qytetit të Gazës janë thuajse në kolaps ndërsa ofensiva ushtarake e Izraelit vazhdon e intensifikohet. Gazetarët e Al Jazeera raportojnë se ekipet mjekësore u kanë treguar atyre se po operojnë nën bombardim konstant.
Objektet mjekësore po përballen me mungesa të furnizimeve kritike dhe sasia e karburantit të mbetur është mezi e mjaftueshme për të ushqyer gjeneratorët. Shumë ekipe mjekësore po përballen me vendime të vështira të llojit se kush duhet të trajtohet i pari e kush duhet të largohet.
Bombardimet e Izraelit në këtë qytet kanë lënë të vdekur rreth 51 persona vetëm në mëngjesin e kësaj dite.









