Bashkimi Evropian dhe Kina do ta mbajnë një samit të nivelit të lartë në Beijing, këtë të enjte, për të shënjuar 50-vjetorin e marrëdhënie diplomatike.
Megjithatë, gjendja para takimit nuk ka qenë edhe aq festive, por, e tensionuar dhe me pak pritshmëri për ndonjë marrëveshje konkrete. Samiti, që u prit të ishte një çështje dyditore, u ngushtua në vetëm një ditë më herët gjatë muajit duke dhënë si arsyetim arsyje të brendshme.
Një seri me mosmarrëveshje tregtie, veçanërisht mbi qasjen në treg dhe elemente të rralla tokësore, bashkë me tensione gjeopolitike, përgjithësisht për luftën e Rusisë në Ukrainë, e kanë dëmtuar raportin BE-Kinë.
Kush po merr pjesë në samit?
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa do të jenë përfaqësuesit e BE-së në këtë samit.