Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të konstituohet edhe në përpjekjen e 48-të. Procesi është bllokuar në pikën e zgjedhjes së Kryetarit.
Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë. Për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, i cilësuar anti-kushtetues nga opozita, votuan 51 deputetë. Kundër dhe abstenim nuk pati.
VV është duke insistuar në emrin e Albulena Haxhiut, derisa opozita e ka bërë të qartë se nuk do ta përkrahin Ministren në Detyrë të Drejtësisë.
Në ndërkohë, afati 30 ditor i dhënë nga Kushtetuesja për konstituimin e Kuvendit, po vjen drejt fundit.