Ukraina ka kthyer në shtëpi 84 të burgosur lufte në shkëmbimin e saj të fundit me Rusinë, që përfshiu dhjetëra civilë, bëjnë të ditur zyrtarët ukrainas të enjten. Njëri nga të liruarit ishte mbajtur nga rusët për më shumë se një dekadë.

Shkëmbimi i së enjtes përfshiu 33 ushtarë dhe 51 civilë, sipas Komitetit ukrainas për të burgosurit e luftës, i cili shtoi se njëri nga të burgosurit kishte kaluar më shumë se 4 mijë ditë si peng lufte.