40 dështime, asnjë reflektim Vetëvendosja vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit

Edhe në përpjekjen e 40-të, VV refuzon të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut.

40 dështime, asnjë reflektim Vetëvendosja vazhdon të bllokojë konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës

As seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk prodhoi ndonjë rezultat. Edhe kësaj radhe, çështja e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit mbeti e pazgjidhur, për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos heqë dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut.

Në seancë, 51 deputetë votuan për themelimin e komisionit për votim të fshehtë. Nuk pati kundër e abstenime – çka rezultoi me një tjetër seancë të dështuar.

Në sallë nuk munguan tensionet mes kryesuesit të seancës, Avni Dehari dhe deputetëve të opozitës, të cilët nuk propozuan emra për komision, por akuzuan për shkelje të Kushtetutës dhe kërkuan ndërprerjen e kësaj situate. Në disa raste, Dehari ua ndërpreu fjalën atyre, duke kërkuar t’i ndalet mikrofoni gjatë diskutimit.

Të enjten, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca konstituive e legjislaturës së Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditëve.

Pas disa muajsh pa ndonjë përparim, përfaqësuesit e opozitës vazhdojnë të akuzojnë Vetëvendosjen për bllokadë politike.

Procesi i konstituimit ka nisur më 15 prill dhe që nga ajo kohë, Kuvendi është mbledhur thuajse çdo dy ditë pa arritur të zgjedhë Kryetarin. Seanca e radhës është caktuar për të enjten, ndërsa qytetarët shikojnë nga jashtë një krizë që po zgjatet pa afat.

LAJME

“QITNI SUBVENCIONET” Ministria e Bujqësisë ende nuk ua ka dhënë paratë mijëra fermerëve përfitues

REZERVAT SHTETËRORE “Rozeta Hajdari është dhe ndjehet fajtore”

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

FAKT YOU

LISTA PËR MARRE 10-shja e Albin Kurtit me dhjetëra skandale

Ekskluzive EKSKLUZIVE

REGJIMI Zyrtarja mes lotësh, drejtori ilegal i Çekut e detyroi të nënshkruajë kundërligjshëm emërimin e tij

HIPOKRIZIA KALON 1.2 miliardë euro mallra nga Serbia në qeverinë e atyre që rrëzonin kamionë e bllokonin kufij

DHOMA SPECIALE

SHTET N’VETI Për 9 vjet, rreth 406 milionë euro buxhet për Gjykatën Speciale

DËSHMIA AMERIKANE Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

BETEJA 2 Gjyqi i ri ndaj Thaçit në Speciale nis më 24 shkurt, do të zgjasë dy javë

INTERVISTA

INTERVISTË ME ALI AHMETIN – HAGA DHE ZGJEDHJET NË MAQEDONI

“NGA KUSH U PAGUA?” Xhavit Haliti kërkon dorëheqjen e Dimal Bashës

Intervistë me Avdullah Hotin: Albin Kurti do kaos