Si gjithmonë kur i behet vështirë, Albin Kurti e delegon Glauk Konjufcën për “te pastruar” terren.
Të gjitha përgjigjet për Vjosa Osmanin, që Kurti nuk guxon t’i japë vetë, i tha testuesi i disponimit publik, Konjufca.
Por prapë, si gjithmonë, Konjufca s’kishte përgjigje të prerë.
Fillimisht tha se Osmani, behane nuk kishte, por çështja ishte se nuk i patën votat për ta zgjedhur.
“Cilat ishin mundësitë e zgjedhjet e saj, e sidmos në relacion me premtimin ose spekulimet përreth votës blanko të LDK-së, Lidhjes Demokratike. Kjo për asnjë moment nuk ka qenë e vërtetë. Mendoj unë. Ta kemi parasysh, nuk kishte asgjë të sigurtë. Nuk kishte një përspektivë të sigurtë për këtë punë”
Ndërkohë, vjen versioni i dytë.
“Pse me ia dhanë një presidente e cila në forumet tona më të rëndësishme, ndoshta jo veç brenda, ndoshta edhe jashtë, mundet me godit qeverinë, të cilën e ka zgjedhë populli i Kosovës me 51 % në fund të fundit”
Pra, s’ka qenë çështje votash, por s’keni dashur ta zgjidhni se ju ka sharë?
“Nuk ia ke borgj me ia dhanë 10 vite për Presidente”.
Tash qenka çështje borxhi, apo s’keni pasur vota, apo ju ka sharë?
Apo ka edhe versione të tjera?
“Rrugët e ndara dhe kjo është zgjedhje e zonjës Osmani, e kanë pru pamundësinë e propozimit të saj, dhe që ne me hy all in për të, me thanë pavarësisht a janë 79 a janë 81, ndoshta janë 81, po ndoshta nuk janë 81”.
Zotëri Konjufca, ishte mungesa e votave të LDK-së?
Apo pamundësia?
Apo thjesht se s’ja keni borxh, apo goditjet që ja ka bërë Osmani- Qeverisë në Kuvend, apo ato që do të mund t’ia bënte deri në 2030tën, apo ajo çka ka thënë në forume ndërkombëtare?
I nderuar Konjufca, përse nuk provoni ta thoni të vërtetën e thjeshtë.
Albin Kurtit i pengonte që Vjosa Osmani kishte prezentë të madhe në arenën ndërkombëtare.
Ftohej nëpër ato forume të lakmueshme për ju.
Takohej me Donald Trumpin, fliste me të dhe ishte fytyra e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kaq ka mjaftuar. Kaq ishte.








