Organizata Renesansa ka njoftuar se një paciente me kancer të gjirit ka humbur jetën, si pasojë e mungesës së terapisë.

Ata treguan se terapia Palbociclib mungoi për afër katër muaj dhe se pacientja e kishte të pamundur ta sigurojë këtë medikament shkaku i çmimit të lartë.

“Mungesa e barnave. Pse ndodh kjo në Kosovë? Pardje, pacientja, e cila ishte me terapi Palbociclib dhe ndihej mirë, por që Palbociklibi mungoi afër 4 muaj dhe e ndjera nga pamundësia për të siguruar nga çmimi i lartë i këtij bari, mbeti 4 muaj pa terapi, duke shpresuar çdo ditë që do të këtë”, thuhet në reagim.

“Por, mungesa e terapisë asaj i solli metastaza te reja ne tru. Dhe…Në fund humbi jetën. Ajo kishte dëshirë të madhe të jetojë, të gëzohet për çdo ditë”.

Si organizatë, theksuan se kanë reaguar për këtë publikisht. “Pacientja po ashtu ka dhënë deklaratën e saj publikisht”.

Prandaj, ata theksojnë se sigurimi i barnave esenciale “për pacientët onkologjikë, për të gjithë, është detyrë morale e çdo njërit që duhet të veprojë për të zgjatur jetën këtyre pacientëve, duke filluar nga QKUK, SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë”.