Alban Hyseni i VV-së ka fituar garën e së dielës në Gjilan, duke u rizgjedhur për herë të dytë Kryetar i kësaj komune.

Me 100 për qind të votave të numëruara, Hyseni ka marrë 61.06 për qind të votave apo 22 mijë e 269 vota, ndërsa kundër kandidati i tij nga LDK-ja, Arbër Ismajli, ka marrë 38.94 për qind apo 14 mijë e 203 vota.