Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 35 personave për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve në Prekaz.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në një konferencë për media të mbajtur të premten, Isufaj ka thënë se aktakuza lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve.
“Rëndësia e kësaj aktakuze është e veçantë dhe për faktin se bëhet fjalë për aktakuzën e parë që lidhet me vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz”, është shprehur Isufaj, duke thënë se tani i takon Gjykatës që ta vlerësojë aktakuzën dhe provave e paraqitura në të.
Isufaj ka thënë se në këtë rast është punuar me kujdes të shtuar me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para Gjykatës.









