Garë e ashpër është duke u zhvilluar në Prishtinë me mbi 30 për qind të votave të numëruara. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Përparim Rama i LDK-së është duke prirë me 34.17 për qind, i ndjekur nga Hajrulla Çeku i VV-së me 33.07 për qind, me një diferencë rreth 300 votash.

I treti renditet Uran Ismaili i PDK-së me 27.35 për qind. Bekë Berisha i AAK-së është i renditur i katërti me 3.12 për qind, ndërsa Besa Shahini e PSD-së e pesta me 1.5 për qind.