Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Dekretit të Presidentes Osmani, Gjykata Kushtetuese ka zbardhur pikëpyetjen e madhe nëse Presidenti i ri duhet të zgjidhet tridhjetë ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Në pikën 153, Gjykata e konifirmon këtë, kur riktheson qartë se afati 30-ditor mbetet i detyrueshëm dhe me rëndësi kushtetuese.
“Gjykata rikujton që në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës përcaktohet që zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Ky afat, i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës, është një normë materiale kushtetuese me karakter detyrues. Thënë këtë, Gjykata konsideron që nga kjo dispozitë rrjedh qartë që afati për zgjedhjen e Presidentit/es të ri/re ka karakter detyrues dhe si rrjedhojë e kësaj çdo dispozitë tjetër që ndërlidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit duhet të interpretohet në harmoni dhe ndërlidhje me këtë afat.” Thuhet në pikën 153.
Ndër të tjera Gjykata bën të qartë se afati 60 ditor që deputetët kanë në dizspozicion për zgjedhjen e Presidentit, vlen para fillimit të rrjedhsjes së afatit 30 ditor.
Ndërkaq kur edhe afati 30 ditor konsumohet, si në rastin e Vjosa Osmanit, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht.
“Kësisoj, nëse Kuvendi ka pasur në dispozicion gjashtëdhjetë (60) ditë për të zhvilluar procedurën e zgjedhjes së Presidentit para hyrjes në afatin tridhjetë (30) ditor, afat ky kur Presidenti i ri duhet zgjedhur dhe zgjedhja e tij nuk realizohet, atëherë aktivizohet nënparagrafi 3 i paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, dhe Kuvendi shpërndahet “ex constitutione.” Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda dyzet e pesë ditësh (45) ditësh, nga dita e shpërndarjes së Kuvendit.” Thuhet në pikën 156.
Pra Gjykata Kushtetuse insiston se këto dy afate vlejnë, por ka një arsye pse nuk i ka marrë të mirëqena në këtë rast specifik.
Kushtetusja ka interpretuar situatën aktuale me ç’rast merr parasysh faktin se Kuvendi është konstituar me vonesë dhe rrjedhimisht afati 60 ditor s’ka pasur mundësi të konsumohet.
Pra tashmë Kuvendit sipas kompromisit që bëri Kushtetuesja, do t’i jepet mundësia t’i konsumojë këto 60 ditë, edhe pse me vonesë.
Duke qenë se Kuvendi u konstitua më 11 shkurt, i bie që procedura ka filluar pikërisht nga ajo ditë.
Nga 11 shkurti kur është konstituar Kuvendi e deri më 9 mars kur Kushtetuesja pezulloi punën e Kuvendit, janë konsumuar 26 ditë, plus 34 ditët që tashmë po i jep Gjykata, e plotësojnë afatin 60 ditor.
Në këtë rast, Kuvendi duhet të tentojë edhe 34 ditë për të zgjedhur Presidentin, dhe vetëm nëse dështon në këtë mision, atëherë shpërndahet Kuvendi me automatizëm dhe mbesin 45 ditë deri tek zgjedhjet e jashtëzakoshme.









