Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela kanë arritur një marrëveshje për eksportimin e një sasie të konsiderueshme nafte të papërpunuar drejt porteve amerikane, që arrin vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve amerikanë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Truth Social.
Kjo marrëveshje mund të largojë dërgesat e naftës larg nga Kina dhe të lehtësojë presionin mbi sektorin e naftës në Venezuelë, i cili është dëmtuar nga sanksionet dhe nga një bllokadë amerikane në eksport të vendosur muajin e kaluar.
Trump ka thënë se Caracasi do të dorëzojë rreth 30 deri në 50 milionë barela nafte të sanksionuar, për t’u shitur me çmime të tregut.
Lajmi vie pas javë eskalimesh në Venezuelë, që kulmuan me kapjen e presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane, një zhvillim që nga zyrtarët e Venezuelës është quajtur kidnapim me qëllim sekuestrimin e naftës së vendit.
Trump ka thënë se Sekretarja Amerikane e Energjisë, Chris Wright, do të mbikëqyr operacionin e dërgimit të naftës në SHBA.
“Jam i lumtur të njoftojë se autoritetet e përkohshme të Venezuelës do të kthejë rreth 50 deri në 50 milionë fuçi me naftë të sanksionuar, të kualitetit të lartë, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky naftë do të shitet me çmim të tregut dhe ato para do të kontrollohen nga unë, si president i SHBA-së, për të siguruar se do të përdoret për të mirën e popullit të Venezuelës dhe atij amerikan”, ka shkruar Trump.
Tani për tani, kompania e naftës, Chevron, kontrollon të gjitha dërgesat nga Venezuela drejt SHBA-së, duke eksportuar deri në 150 mijë barela në ditë nën autoritetin amerikan.
Çmimet e naftës në Amerikë ranë për 1.5 për qind pas njoftimit, pasi tregtarët parashikuan furnizime më të mëdha.








